Aktualitet
Ngjarje e rëndë në Durrës/ Vajzën e hedhin nga kati i dytë i hotelit, dyshimet e policisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit rreth orës 13:30, ku dyshohet që një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës. Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë.
/f.s
#Ngjarje #rëndë #në #Durrës #Vajzën #hedhin #nga #kati #dytë #hotelit #dyshimet #policisë
Java News