Aktualitet

Sula: Deputetët e opozitës s’përballen, lëpihen për të përfituar një tender a një punë. Të dalin të bëjnë aksion, s’kanë ardhur për te fjetur gjumë

Deputeti i PD, Dashnor Sula, thotë se opozita duhet të reagojë dhe të ngrihet për të fituar përballë pushtetit.

Ai shprehet se nuk mjafton që të thuhet vetëm që pozita bën “kështu, e ashtu”, por duhet të gjejnë mënyrën për t’i bllokuar, pasi ndryshe ata do vijojnë të jenë në pushtet, sipas tij.

Sula, në “Breaking” në Top News shprehet se në politikë duhet të jesh aktiv dhe në aksion, dhe jo të flesh gjumë, apo të mos reagosh për të mbrojtur dhe parë interesin personal.

“Këta duan mesa kuptoj unë, ta zhdukin fare opozitën. Për hir të së vërtetës opozita si ka qenë deri tani dhe si jemi në fakt, nuk e rrezikojmë qeverinë, nëse ne nuk ndryshojmë. Ata prapë e mendojnë si ta zhdukin. Prapë unë them, ato atë punë kanë sepse i janë errur sytë nga pushtetit, por ne duhet t’i thërrasim arsyes dhe të gjejmë se çfarë rruge do të ndjekim që t’i përballojmë në këtë gjendje. Nëse ne do themi përditë që ato janë kështu e ashtu, ata do vazhdojnë të abuzojnë dhe të përfitojnë nga gjendja. Tani… pse nuk dalin deputetët opozitar në çdo media, se jam i bindur se i ftoni dhe nuk vijnë, nuk duan të përballen, shikojnë interesa të vogla, mos prekin këtu… Për të përfituar diçka, për një problem pune. Tani të dalë një ministër i kësaj mazhorance që unë t’i kem trokitur për një problem personal. Unë nuk e shikoj ashtu, e shikoj problemin parimor, për qytetarët. Nuk e shikoj hajde po kapim diçka, po lëpihemi për të përfituar diçka, për një tender, për të futur dikë në punë. Pse ke hyrë në politikë? Për të fjetur gjumë? Ke ardhur të bësh aksion”, u shpreh ai./m.j

#Sula #Deputetët #opozitës #spërballen #lëpihen #për #të #përfituar #një #tender #një #punë #Të #dalin #të #bëjnë #aksion #skanë #ardhur #për #fjetur #gjumë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button