Dita e sotme me reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të jenë me rënie

Një impuls i rrymave ajrore të ftohta po ndikon gadishullin e ballkanit duke rikthyer reshje shiu dhe bore në territorin e Shqipërisë.
E Martë, 05 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me me vranësira reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në zonat malore, kodrinore deri në lartësitë 700 m në nivel deti. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/6°C
– Zonat e ulëta 4/14°C
– Zonat bregdetare 6/15°C
Kosovë
Kosova për dt. 05 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C –7°C në mëngjes deri në 12°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 06 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/11°C
– Zonat e ulëta 4/16°C
– Zonat bregdetare 6/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
#Dita #sotme #reshje #shiu #dhe #bore #Temperaturat #të #jenë #rënie
Java News