Aktualitet
Peja me trajner të ri ndaj Prishtinës, Bora pret Vëllaznimin

Xhiro e pestë e elitës së basketbollit kosovar nis sot.
Me fillim nga ora 17:00, Sigal Prishtina i bën konak Pejës.
Peja paraqitet në këtë ndeshje me trajner të ri, pasi dje e zyrtarizoi irlandezin Daniel Nelson.
Peja deri më tash ka 2 fitore e 2 humbje në katër ndeshjet e para, derisa Prishtina tre fitore e një disfatë.
Në anën tjetër, me fillim nga ora 19:00, Bora pret Vëllaznimin. Bora e sapopromovuar ka katër humbje në këtë fillimsezon.
Ndërkohë, Vëllaznimi numëron dy fitore e dy humbje pas katër xhirosh.
#Peja #trajner #të #ndaj #Prishtinës #Bora #pret #Vëllaznimin
gazetablic.com