“Përafroni legjislacionin, më shumë akses ndaj barnave për pacientët”, eksperti Kroat: Antarësimi në BE kërkon reformim të shëndetësisë dhe zgjerim të skemës së rimbursimit të barnave
Shëndetësia është një nga sektorët kryesorë që do të kërkojë standarde të tjera në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Legjislacioni mbi mënyrën sesi regjistrohen barnat dhe skema e rimbursimit do të duhet t’i përmbahen rregulloreve dhe standardeve të BE.
Automatikisht i gjithë tregu farmaceutik do të jetë më transparent dhe më i kontrollueshëm. Përfituesit e drejtëpërdrejtë do jenë pacientët. Ata do kenë më shumë akses ndaj barnave të rimbursueshme dhe lista do të zgjerohet me barna të tjera. I ftuar në Tiranë, eksperti kroat i shëndetësisë, Dr. Tihomir Strizrep, referuar eksperiencës së shtetit të tij, foli për domosdoshmërinë e një reforme në shëndetësi për ta përshtatur me standarded e BE. “Unë kam përfaqësuar Kroacinë në negociatat për anëtarësimin në BE përsa i përket rregullimit të tregut farmaceutik në dy aspekte, në atë të rregjisitrimit të barnave, kontrollit të cilësisë dhe çmimeve si dhe rimbursimit të tyre”, u shpreh eksperti. Ai shtoi se Kroacia e shfrytëzoi këtë mundësi për t’u njohur me rregulloret e BË-së në fushën e legjislacionit, për t’i përshtatur ato në kuadrin e brendshëm ligjor .“Pas kësaj faze tregu farmceutik bëhet më transparent se ç’ishte më parë në vendosjen e çmimeve dhe listimin e tyre në listën e barnave. Falë këtij procesi ne ishim më të aftë të listonim më shumë barna se sa më pare për përfitimet nga skema e rimbursimit. Përpara këtij procesi ne kishim një proces rregjistrimi barnash që në disa raste merrte shumë kohë sidomos kur bëhej fjalë për barna inovatorë të cilat vinin gjithnjë shumë vonë në vendin tonë.
Pas anëtarësimit në BE kjo gjë ndryshon komplet. Disponueshmëria e barnave u bë më e lartë dhe falë ndryshimeve në legjislacionin tonë në lidhje me implementimin e rregulloreve të BE ne tani kemi një proces më transparent në vendosjen e çmimeve dhe listimin e barnave të rimbursueshme”, tha eksperti Kroat.
Shqipëria rekord për shpenzimet nga xhepi
I pyetur se cila do të ishte këshilla për Shqipërinë në këtë fazë të procesit, ai theksoi se negoaciatat për antërësim janë një mundësi e mirë për të bërë ndryshime në legjislacion fillimisht. “Shfrytëzoni mundesinë dhe negoaciatat për antërësim janë një mundësi e mirë për të bërë ndryshime në legjislacion fillimisht. Nuk duhet ndaluar këtu. Më pas duhet bërë adoptimi I akteve rregullatore dhe kjo është e rëndësishme sepse nëse qëndrojnë vetëm në letër, popullata nuk do ta ndjejë këtë ndryshim. Pra përshtatni legjilsacionin me atë europian dhe punoni fort për impmentimin e tij”,tha eksperti. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria mban rekord për shpenzimet që pacientët duhet të paguajnë për shërbimet shëndetësore. Raportet e kësaj organizate dëshmojnë se krahasuar me vendet e tjera, pacientët shqiptarë paguajnë nga xhepi 60% të shpenzimeve të tyre për shëndetit. Kjo kosto që përllogaritet në 27 mijë lekë në vit, rëndon në mënyrë të veçantë pensionistët, për shkak të pensioneve të tyre të vogla. Ndërkaq sipas të dhënave të studimit të kryer në shtator në 6 qarqet më të mëdha të vendit, 70% e qytetarëve pohojnë se shteti shqiptar nuk ofron mbështetje të mjaftueshme financiare për trajtimin me barna përmes skemës së rimbursimit. Një pjesë e mirë e tyre pohojnë se ilaçet që marrin nuk japin efektin e duhur, kjo pasi për të reduktuar kostot lihen alternativat më të lira. Sipas studimt, rreth 39 % e qytetarëve pranojnë se vetë mjekët i kanë këshilluar që të blejnë ilaçet për trajtimin e sumundjeve të tyre, pasi medikamentet e listës së rimbursimit sipas tyre nuk janë të efektshme.
#Përafroni #legjislacionin #më #shumë #akses #ndaj #barnave #për #pacientët #eksperti #Kroat #Antarësimi #në #kërkon #reformim #të #shëndetësisë #dhe #zgjerim #të #skemës #së #rimbursimit #të #barnave
Java News