Aktualitet

Bashkëshorti i i Vjosa Osmanit shpërthen ndaj Vuçiç: Kryetar shteti analfabet, ish-mjet propagande për kasapin e Ballkanit,

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka sulmuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke e cilësuar këtë të fundit si ‘analfabet’ dhe ‘propagandist’ të Millosheviçit.

Në një postim të bërë në rrjetin social “X”, Sadriu shkruan se historia mëson se ka rreziqe kur një person i pashkolluar dhe propagandues drejton një shtet.

“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte e pranishme në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë më 28 shkurt ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë të Evropës Juglindore.



#Bashkëshorti #Vjosa #Osmanit #shpërthen #ndaj #Vuçiç #Kryetar #shteti #analfabet #ishmjet #propagande #për #kasapin #Ballkanit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button