Ukraina hakmerret ndaj Rusisë, dronët godasin qytetin e Shën-Petersburgut

Ukraina hakmerret për sulmet e fundit ruse dhe godet dy ndërtesa në Shën-Petgersburg. Banorët lokal raportuan për një shpërthim të fortë por që nuk shkaktoi viktima. Lajmin e dha guvernatori i qytetit rus, Alexander Beglov, i cili nuk dha detaje mbi incidentin, por u mjaftua duke thënë se droni ka goditur dy ndërtesa në një lagje të qytetit të dytë më të madh të Rusisë, citon Agjencia e lajmeve Reuters.
Pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë ballkone të dëmtuara të një ndërtese banimi shumëkatëshe dhe disa mbetje, që autorët pretendojnë se është një pjesë e një droni. Një tjetër regjistrim tregon pjesërisht një shpërthim të fortë mbi ndërtesë, me copa xhami dhe mbeturina të tjera që bien në tokë.
Guvernatori Beglov tha se banorët e ndërtesave të prekura u evakuuan dhe shërbimet e emergjencës po punojnë në vend. Sulmet e supozuara me dron kundër depove dhe rafineriver use të naftës janë bërë një dukuri e zakonshme muajt e fundit, me incidente të raportuara në rajone të shumta, duke përfshirë rajonet Oryol dhe Leningrad.
/a.r
#Ukraina #hakmerret #ndaj #Rusisë #dronët #godasin #qytetin #ShënPetersburgut
Java News