Aktualitet

Deklaratë intersante e Ten Hag: Lojtarët e Nottingham Forest e kishin nën shënjestër Bruno Fernandes gjatë gjithë lojës

Erik ten Hag akuzoi Nottingham Forest për “shënjestrim” të Bruno Fernandes në ndeshjen e FA Cup.

Trajneri i Manchester United zbuloi se mesfushori portugez e la ndeshjen me një dëmtim të rëndë.

“Unë mund ta shihja. Lojtarët e Nottingham Forest shënjestruan Bruno Fernandes. Nuk do të them se çfarë është, por është një dëmtim i rëndë. Ai ka një tolerancë shumë të lartë ndaj dhimbjes. Kjo tregon lidershipin e tij”, tha ai.

Djajtë e Kuq shënuan në minutën e 90-të, me Casemiro, të ndihmuar nga Bruno Fernandes.

“Koha më e mirë për të shënuar është afër fundit. Ne shënuam në kohën e duhur”, përfundoi ai.

/ Sport



#Deklaratë #intersante #Ten #Hag #Lojtarët #Nottingham #Forest #kishin #nën #shënjestër #Bruno #Fernandes #gjatë #gjithë #lojës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button