Sport

Cristiano Ronaldo debat me arbitrin për pozicionin jashtë loje, VAR-i “i dhuron” golin numër 926 në karrierë

Cristiano Ronaldo ka shënuar sot golin numër 926 në karrierë. Një shifër e jashtëzakonshme, që pritet të tejkalohet edhe më tepër deri në fund të sezonit. Al Nassr-i ka marrë sot një barazim 2-2 me një lojtar më pak në fushë përballë Al Shababit. Goli i dytë i takimit ëpr verdheblutë mban autorësinë e Cristiano Ronaldos.

Goditja e tij e fuqishme ishte e pandalshme për portierin, duke bërë që topi të ndalej në rrjetë në minutat shtesë të pjesës së parë. Por festa nuk ishte e menjëhershme për 5 herë fituesin e Topit të Artë. Anësori i anulloi fillimisht golin për pozicion jashtë loje, duke bërë që sulmuesi portugez të niste debatin me trupën e arbitrave. Por pas një verifikimi tepër të gjatë, VAR-i vendosi ta quante golin të rregullt. Kjo pasi topi preku mbrojtësin kundërshtar përpara se të përfundonte në zotërimin e Ronaldos./Sport Ekspres/

#Cristiano #Ronaldo #debat #arbitrin #për #pozicionin #jashtë #loje #VARi #dhuron #golin #numër #në #karrierë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button