Bëhet për vendimin e gjykatës –

Gazetari Flogert Muça e cilësoi si të pafalshme deklaratën e Sali Berishës, i cili iu kërkoi nxënësve që të lënë mësimin të martën kur të rikthehen në shkollë pas fundjavës së pushimeve.
“Ajo që është e pafalshme është t’ju kërkosh atyre që janë minoren të ndërmarrin një akt që është lënia e orëve të mësimit. Ti thuash një minoreni që akoma nuk voton, dhe nuk vendos akoma për veten e tij, që të bëjë braktisjen e dijes. Këtu doktori është i sinqertë se nëse do ta pushtosh lehtësisht një popull lëre të varfër nga ana e kapacitetit mendor. Do të jetë më e thjeshtë për doktorin dhe të tjerë si ai që t’i manipulojnë nesër qytetarët. Doktori nuk ka bërë asgjë të pastudiuar, thotë se ata që janë në vit të parë apo të dytë në gjimnaz pas dy tre vitesh do t’i ketë votues potencialë. Njerëzit nëse do t’i pushtosh lehtësisht lëri të varfër ekonomikisht dhe me dijen.”, u shpreh gazetari.
Sipas tij, thirrja e kryedemokratit për protestë nuk po bëhet për vendimin e qeverisë për të mbyllur TikTok, por për vendimin e gjykatës nëse do të kalojë çështjen Partizani për gjykim ose jo.
“Protesta nuk bëhet për TikTok. Bëhet për vendimin e gjykatës që doktori pret me datë 13, e cila duhet të vendosë nëse akuza e prokurorisë do të kalojë për gjykim apo jo. Dhe të gjitha gjasat, për shkak të një dosjeve voluminoze, për doktorin do të jetë goditje e madhe politike sipas tij.”, shtoi Muça.
Ai gjithashtu shtoi se protesta mund të lidhet edhe me faktin se propaganda me këshilltarin e fushatës së tij Chris LaCivita nuk po funksionon më, por edhe me paralajmërimin e Ramës se së shpejti mund të takohet me Donald Trump. Sipas tij, një takim me Trump do t’i shkatërronte fushatën Sali Berishës.
“Ka të bëjë edhe me dy lajme. I pari që doktori me LaCivita nuk po shkon dot në Amerikë dhe i dyti i kombshëm për doktorin është se Rama ka lëshuar sinjale se do të ketë takim kokë më kokë me Trump para zgjedhjeve. Kjo e dyta e shkërmoq fushatën e PD me një udhëtim. PD ka bërë gafë se të gjithë fushatën e ka bërë se Trump mundi Soros. Nëse Rama shkon dhe shtrëngon dorën me Trump, këtu mbaron fushata”, u shpreh ai.
#Bëhet #për #vendimin #gjykatës
Java News