Aktualitet
Nga shitja e drogës në Snapchat te plantacionet e kanabisit, shpërbëhet grupi kriminal në Belgjikë, ja lidhja me shqiptarët

Mësohet se të arrestuarit shisnin kanabis përmes rrjeteve sociale si Snapchat dhe Messenger, duke gjetur aty klientët, të cilët më pas i takonin në vende të caktuara.
Po ashtu grupi kujdesej për disa plantacione kanabisi, ku pas kontrolleve u zbuluan rreth 500 rrënjë kanabis, 5 kilogramë drogë gati për shitje, si edhe 7 pistoleta dhe municion.
Atyre iu sekuestrua edhe një shumë parash prej 92 mijë eurosh, që dyshohet se ka ardhur si rezultat i shitjes së narkotikëve, 4 automjete, 3 ora të shtrenjta si edhe 20 celularë.
#Nga #shitja #drogës #në #Snapchat #plantacionet #kanabisit #shpërbëhet #grupi #kriminal #në #Belgjikë #lidhja #shqiptarët