Aktualitet

Edi Rama mbledh në seli kryesinë e Partisë Socialiste

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë rozë kryesinë e Partisë Socialiste.

Burime për mediat bëjnë me dije se në fokus të këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 14 Majit. Gjithashtu mësohet se është folur edhe për sondazhet e deritanishme dhe forma organizative e fushatës në terren deri më 14 Maj.

Ndërkohë, pritet që kryeministri Rama në vijim të ketë dhe një komunikatë për mediat ku do të japë më tepër detaje lidhur me këtë takim të mbajtur mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë që pas ndërhyrjes kirurgjikale që pati javën e kaluar kryeministri Edi Rama i është rikthyer fuqishëm fushatës. Gjatë ditëve të fundit ai ka mbajtur takime në disa rrethe të Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button