AAK-ja do debat parlamentar për sigurimet shëndetësore, pritet rezoluta

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar në lidhje me sigurimet shëndetësore të qytetarëve të Kosovës dhe që eventualisht të vijnë me një rezolutë.
“E kemi thirrur këtë konferencë ta informojmë opinionin e gjerë lidhur me situatën e rëndë në shëndetësisë dhe njëkohësisht mungesën e sigurimeve shëndetësore në vend”.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreson që ditën e enjte do të bëhet një debat parlamentar lidhur me gjendjen në shëndetësisë, problemet e përditshme të cilat po hasim në shëndetësinë dhe në mungesë të sigurive shëndetësore”.
“Arsyeja pse e bëmë këtë është që tre vjetët e fundit për çdo vit e kemi në agjendë ligjin për sigurime shëndetësore dhe ende nuk e kemi në duart tona, dhe si duket ende nuk do të jetë në këtë agjendën pranverore që jemi”
“E kemi ftuar këtë debat parlamentar ku feedbakcun e kësaj do ta përmbyllim me një rezolutë që shpresojmë se do të mbështetet nga pozita dhe opozita”.
#AAKja #debat #parlamentar #për #sigurimet #shëndetësore #pritet #rezoluta
gazetablic.com