Aktualitet

Vidhte portofolë dhe celularë në stacionet e autobusëve, në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçarin me inicialet A. P. pasi akuzohet se vidhte portofola dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Sipas asaj që njofton policia 41-vjeçari kishte qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Blutë kanë dokumentuar 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky person gjatë ditëve të fundit ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Komisariati i Policisë Nr. 3, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.       

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Vidhte portofola dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.     

Dokumentohen 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”.    

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.   

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Vidhte #portofolë #dhe #celularë #në #stacionet #autobusëve #në #pranga #41vjeçari #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button