Aktualitet

Vata – Denoncon presionin ndaj punonjësve të shtetit

Denoncoj me forcë presionin dhe shantazhin institucional të Edi Ramës, që u bë dje në Durrës ndaj nxënësve, mësuesve dhe grave për të marr pjesë në takimet tallava ! Ky është një akt flagrant, i përsëritur, në shkelje të të drejtave të njëriut dhe njëherësh si kërcënim i drejtpërdrejtë për mësuesit, gjimnazistët dhe qytetarët e ndershëm të Durrësit.Kryetarja e Bashkisë është kthyer në drejtoreshë e emëruar e cila mban listat, numëron mësuesit, verifikon nxënësit duke kërcënuar me vendin e punës dhe vlerësimet në provime! Referuar nenit 328 pika A, të kodit Penal,këto janë akte plotësisht të jashtëligjshme në prag të zgjedhjeve vendore ku Rama dhe Sako po përdorin pushtetin, për të grabitur vullnetin e lirë duke luajtur me bukën e arsimtarëve dhe të ardhmen e të rinjve e të rejave të Durrësit.Në 14 Maj do të marrë fund modeli i shantazheve të turpshme ndaj adminstratës! Në 14 Maj Bashkia e Durrësit i rikthehet qytetarëve!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button