Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përkrahësi i Belerit pështyn Vangjel Tavon, tension në Këshillin Bashkiak të Himarës

Sot ishte mbledhja e radhës në Këshillin e Bashkisë së Himarës, ku përveç disa pikave që janë në rend të ditës sot do të diskutohej dhe caktimi i një nga dy nënkryetarët që do të drejtojnë Bashkinë e Himarës deri në zgjedhje të reja.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 nga PD, ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.

Forca të shumta policie ishin në sallë për të shmangur incidentet, por që nuk ia arritën qëllimit. Vangjel Tavo, prefekti i Vlorës, u prit me ofendime nga qytetarët e pranishëm në sallën e Këshillit Bashkiak. Madje, njëri prej tyre, kur Tavo po largohej nga salla për shkak të kundërshtimeve të shumta ndaj tij, e pështyu në fytyrë.

/f.s

#VIDEOLAJM #Përkrahësi #Belerit #pështyn #Vangjel #Tavon #tension #në #Këshillin #Bashkiak #të #Himarës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button