Aktualitet

“Do ju shkojë zjarri në Surrel. Ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë”. Deputetët e PD bllokojnë punën në komisionin parlamentar

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar punën në Komisionin e Ligjeve, duke mos lejuar nisjen e mbledhjes. Teksa socialistët ishin ulur nëpër vendet e tyre, deputetët demokratë u futën në sallë duke penguar vijimin e punimeve, shkruan A2 CNN.

“Ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë”, u tha deputeti Saimir Korreshi kolegëve socialistë.

“Ti përfaqëson krimin e organizuar dhe hajdutët e këtij vendi. Ti dhe Edi Rama edhe mis 5 milionë euro. Mis hajdutja 5 milionë euro e doganave. Qeveri hajdutësh. Nuk mund të flisni në emër të popullit ju”, tha Flamur Noka teksa i hoqi disa herë nga dora mikrofonin kryetares së komisionit, Klotilda Bushka.

“Janë një bandë hajdutësh që kanë rrjepur Shqipërinë dhe qajnë hallin e karrigeve”, shtoi Noka. “Por e di çfarë halli kanë? Kanë hallin se zjarri do t’u shkojë në Surrel. E dinë, zjarri te koka do t’u shkojë”.

Që prej dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji dhe përfundimit të parakohshëm të mandatit të tij, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, opozita ka përshkallëzuar qëndrimin e saj në Parlament.

Të hënën, në seancën plenare, deputetët nxorën jashtë sallës disa karrige të cilave iu vunë flakën. Për këtë veprim, pjesa më e madhe e tyre u kallëzuan në SPAK.

/a.r

#shkojë #zjarri #në #Surrel #paralajmëroj #kam #ngrënë #groshë #Deputetët #bllokojnë #punën #në #komisionin #parlamentar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button