Aktualitet

https://a2news.com/shqiperia/ekonomi/tatimet-ultimatum-bizneseve-deklaroni-pagen-reale-te-punonjesv-i1129397

Administrata tatimore ju bën thirrje bizneseve të deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda datës 20 të këtij muaji.

Në kuadër edhe planit të masave që paralajmëroi në nisje të muajit shtator, kryeministri Edi Rama, Tatimet u kërkojnë bizneseve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, orët e punës, profesionin dhe numrin real të punonjësve të punësuar në biznesin e tyre.

Paralajmërimi u bë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste më 8 shtator kur kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë punëdhënësit që nuk deklarojnë pagat e punonjësve do të arrestohen, njësoj si hajdutët e energjisë elektrike disa vite më parë.

#httpsa2news.comshqiperiaekonomitatimetultimatumbiznesevedeklaronipagenrealetepunonjesvi1129397
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button