Aktualitet

Protesta e Foltores/ PD: U bë për interesa personale! Muça: Miting i orientuar në sulme ndaj SPAK dhe SHBA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina e ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv e konsideroi protesten e Rithemelimit të bërë në 20 shkurt para kryeministrisë si një organizim të bërë për interesa personale.

Ajo tha se duhet ndryshuar kultura politike e protestave të thirrura nga partitë. Ndërsa theksoi se protesta e 20 shkurtit u bë që përfaqësues të Rithemelimit të tregonin forcën që nuk e kanë tek elektorati.

“Protestat në një vend të zhvilluar nuk bëhen nga partitë politike. Do ishte mirë siç kanë ndodhur disa protesta si ajo për rritjen e çmimeve , do ishte mirë të bëheshin nga qytetarët dhe më pas të mbështeteshin nga opozita. Duhet ta ndryshojmë këtë kulturë politike. Protesta tregoi se çfarë bëhet për interesa të ngushta. Bëhet për një grup njerëzish që nuk e kanë forcën tek elektorati dhe mundohen të tregojnë veten me protesta të tilla”- tha Karabina.

Sipas zëdhëneses së PD, Bardhi dhe deputetët e tjerë që i janë bashkuar Rithemelimit, bojkotuan partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Ka qenë një grup i PD që tani i ka bërë nder PD-së që deri tani kanë dyshuar se një grup i cili ka qenë pengues prej një viti, më në fund ka shkuar atje ku ka shërbyer gjatë gjithë vitit në kurriz të PD. Gjatë majit patëm zgjedhjet lokale dhe kemi qenë të penguar. Ky grup deputetësh e minoi atë proces, bëri të mundur të mos dilnim me kandidatë”- shtoi zëdhënësja.

Nga ana tjetër analisti, Flogert Muça e cilësoi si një miting organizimin e bërë 3 ditë më parë nga Rithemelimi. Muça nënvizoi se pati sulme të orientuara ndaj SPAK-ut dhe SHBA-ve.

“Ishte miting, jo protestë. Protesta ka fjalime të atyre që protestojnë, të fermerëve apo të tjerëve. Aty ishte një miting për hapjen e fushatës sepse doktori nuk shkon dot nëpër qytete. I mblodhi në shesh, u foli siç u foli. Sulmet ishin orientuar ndaj SPAK, SHBA-ve etj. Mesazhi ishte i qartë, ishte një tubim politik i Sali Berishës për të krijuar një efekt që e ka krijuar. Me pjesëmarrjen e mirë që kishte në mitingun e tij tregoi që pjesën më të madhe të demokratëve e ka ai në krah”- tha Muça./m.j

#Protesta #Foltores #bë #për #interesa #personale #Muça #Miting #orientuar #në #sulme #ndaj #SPAK #dhe #SHBA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button