Aktualitet

“Rrezik biologjik” – Jepet alarmi: Paraushtarakët futen në laboratorin ku mbahen mostra të poliomielitit, kolerës dhe fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar alarmin të martën për një rrezik të madh biologjik pasi paraushtarakët në Sudan kanë pushtuar laboratorin qendror të shëndetit publik.

OBSH thotë se në godinën ku janë futur personat e armatosur në kryeqytetin Khartoum mbahen mostra të sëmundjeve të rënda si poliomielitit, kolerë dhe fruthit.

“Ekziston një rrezik i madh biologjik i lidhur me pushtimin e laboratorit qendror të shëndetit publik… nga njëra prej palëve në konfliktin e armatosur”, u tha gazetarëve në Gjenevë Nima Saeed Abid, përfaqësuese e OBSH-së në Sudan, përmes një lidhjeje “live” nga Sudani. “Ky është shqetësimi kryesor: nuk ka asnjë mënyrë që ekspertët të futen në laborator dhe të marrëin nën kontroll materialet biologjikë”, shtoi OBSH.

Ndërkohë, vendet e huaja po nxitojnë të largojnë qytetarët e tyre nga Sudani, ndërsa fraksionet ushtarake rivale luftojnë në kryeqytetin Khartoum, ku miliona banorë janë të bllokuar brenda shtëpive të tyre, shumë prej të cilëve nuk kanë ujë dhe ushqim.

Shpërthimi i luftimeve më 15 prill midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ka shkaktuar një krizë humanitare, duke vrarë të paktën 420 njerëz dhe ka lënë pas tanke të djegur, ndërtesa të shkatërruara dhe dyqane që janë plaçkitur dhe djegur.

SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja njoftuan se kishin larguar diplomatët jashtë vendit.
Vende të tjera evakuuan me sukses njerëzit të shtunën. Më shumë se 150 persona, kryesisht qytetarë të vendeve të Gjirit, si dhe Egjiptit, Pakistanit dhe Kanadasë u evakuuan nga deti në portin e Arabisë Saudite të Jeddah.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button