Aktualitet

Mbi 1 mijë emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë kthyer nga Mbretëria e Bashkuar

Britania e Madhe në bashkëpunim me Shqipërinë kanë intensifikuar punën për të frenuar emigracionin ilegal, kryesisht kalimet me varka në kanalin La Mansh.

Me anë të një komunikate të përbashkët Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar thuhet se nga dhjetori deri në javën e parë të prillit janë kthyer gjithsej 1000 emigrantë të paligjshëm.

Këto të dhëna përfshijnë shtetas që nuk mund të marrin azil, shkelës të ligjit si dhe ata që janë kthyer vullnetarisht prej nënshkrimit të Komunikatës së Përbashkët më 13 dhjetor të vitit të shkuar.

Policia Kufitare dhe Migracionit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin rrugën legale të migrimit dhe garanton se të gjithë personat që shkelin ligjin do të përballen me pasojat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button