VIDEO / Autori me pistoletë përleshet me një person, dalin pamjet e grabitjes në Kombinat

Kanë dalë pamjet e grabitjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në Kombinat të Tiranës.
Në videon e siguruar nga mediat, autori duket që kërcënon një person me një pistoletë, e cila dyshohet se është lodër, dhe përleshet me të.
Nuk dihet ende shuma që ka marrë autori, teksa ai ka qenë i veshur me një bluzë sportive të kuqe dhe jelek jeshil.
Policia ka ofruar 5 mijë euro për çdo person që ka informacion që mund të çojë në kapjen e autorit.
“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.
/a.r
#VIDEO #Autori #pistoletë #përleshet #një #person #dalin #pamjet #grabitjes #në #Kombinat
Java News