Aktualitet

Moti në Kosovë i butë e me vransira

Në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e intervale të shkurtra kohore me diell. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore.

Temperaturat minimale zbresin në 0°C e 3°C, derisa ato maksimale mbesin ende të larta deri në 13°C e 16°C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s, e nga Dukagjini dhe Drenica me hove deri në 20m/s (70km/h).

Vransira të shumta kalojnë mbi vend ditëve të fundjavës, që kohëpaskohe shoqërohen me reshje shiu, më të shumta nga pjesë perëndimore të vendit.

Viseve më të larta malore të reshurat do të jenë në formë dëbore



#Moti #në #Kosovë #butë #vransira
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button