Aktualitet

Nasip Naço: Kemi ekspansion policor. Duhen politika penale, jo amnisti e ngushtë

Në mungesë të 84 votave, Amnistisë Penale u tërhoq nga rendi i ditës së seancës plenare të kësaj të enjte (22 shkurt), ndërsa pikërisht rreth debatit që ka ngjallur kjo amnisti është diskutuar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH.

Kryetar i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, tha se amnistia e propozuar është e ngushtë, teksa theksoi se ajo që nevojitet janë në fakt politika penale.

Kam një qasje tjetër në ligjin për amnistinë, nuk e pranoj që Ministri i Brendshëm, Prokuroria, Gjykata të ndjekin penalisht apo të dënojë qytetarë dhe të dali Parlamenti se bëjnë një kompromis dhe hajde t’i falim këta njerëz. Është qasje e gabuar nëse do shohim që i kemi burgjet plot dhe hajde t’i boshatisim. Sot kemi një ekspansion policor, kemi një agresivitet policor, i kanë inkurajuar të zbatojnë ligjin, të ndjekin penalisht këdo që shkel ligjin, sigurisht duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Jashtë konceptit tim e kam thënë që është e ngushtë si amnisti.

A do falet një nen apo dy, se ka interes një grup… mund të gjesh dhe një nen që ka gabime ortografike, në amnisti ke dhe një nen që nuk është fare në Kodin Penal, një gabim njerëzor që ata kanë bërë. Unë kam qasje tjetër dhe nuk e kuptoj këtë lloj amnistie. Nga e gjithë amnistia, të paktën sipas statistikave përfitojnë 600 persona në burgje, por kush nga këta politikanë do përfitojë nga këto vota, nëse e marrim për vota”, u shpreh ai.

Naço u shpreh se qasja e tij është që Prokurorisë dhe Gjykatës t’i jepet mesazhi që të mos japë dënime me burg për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore, por të ketë dënime alternative siç mund të jetë gjoba.

Qasja dhe këndvështrimi duhet të jetë ndryshe. Unë nuk jam të boshatiset burgu por jam që nëpërmjet amnistisë, duke u shtrirë në 5 vjet, ne japim mesazhin Prokurorisë dhe Gjykatës që nesër për një peshkim të paligjshëm mos e fusin në burg kur me dënim alternativ mund ta dënojë me shërbim prove ose gjobë. Pra nëse mbahet kjo qasje, orientohet i gjithë sistemi gjyqësor”, theksoi Naço.

/a.r

#Nasip #Naço #Kemi #ekspansion #policor #Duhen #politika #penale #amnisti #ngushtë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button