Sport

Federata lë Qerimajn jashtë Kupës së Botës, sportisti: Presidenti merr familjarët për turizëm!

Nënkampioni i sapo shpallur i Europës, Erkand Qerimaj nuk i ka ndalur postimet ku akuzon kreun e Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza për shpenzime të parave të taksapaguesve për llogari të familjarëve të tij dhe turizëm.

Pas postimit ku deklaronte se Federata e Peshëngritjes ka mbajtur të fshehur rastin e një sportisti të kapur me doping dhe kërkoi largimin e presidentit, Qerimaj në një tjetër postim zbulon se ai është i përjashtuari i madh nga Kupa e Botës që do të zhvillohet në Tajlandë.

Qerimaj shprehet se ka mbetur jashtë eventit sportiv ku peshëngritësit luftojnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike në Paris, pavarësisht se i ka dërguar disa herë SMS, Presidentit.

Skandali i Federatës vijon duke mos më regjistruar në Kupën e Botës Tailandë për kualifikimin në Lojërat Olimpike të Parisit.  Në peshën që kisha kërkuar që në janar disa herë me sms, edhe në këtë moment nuk figuroj i regjistruar! Me siguri nuk ka dashur që unë të shkoj. Si duket unë që çoj flamurin, sjell medalje, duhet të rri në shtëpi!! Sepse Presidenti duhet të marri familjarët për turizëm në vende të bukura si Tailanda, Katar, Kuba, Arabia. Me lekët e Federatës, të shtetit dhe taksapaguesve”, shkruan ai në postimin në rrjetin social Facebook.

Me një karrierë 22-vjeçare, Qerimaj u shpall së fundmi nënkampion Europe në turneun që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë. Qerimaj u shpall nënkampion Europe në stilin e shkëputjes, me 155 kilogramë të ngritura, duke marrë medaljen e argjendit në kategorinë deri në 81 kilogramë.

/a.r

#Federata #lë #Qerimajn #jashtë #Kupës #së #Botës #sportisti #Presidenti #merr #familjarët #për #turizëm
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button