Aktualitet

“100% në një mendje me BE”, Rama: Sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura

“100% në një mendje me Bashkimin Europian!”, kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama vendimin për miratimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Ai ka postuar reagimin e BE-së lidhur me këtë ligj dhe hartën që tregon numrin e parqeve kombëtare në Ballkan.

Rama thotë se Shqipëria do kthehet në destinacionin me nivelin më të lartë turistik në Mesdhe, por gjithnjë duke mbrojtur biodiversitetin. Sipas kreut të qeverisë, vendi ynë është i pari në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura.

Me vizionin #Shqipëria2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Ndërkohë në reagimin zyrtar, delegacioni i BE-së thotë se do ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Reagimi i delegacionit për ligjin:

/a.r



#në #një #mendje #Rama #Sot #jemi #të #parët #në #rajon #për #sasinë #zonave #të #mbrojtura
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button