Aktualitet

Zjarri tek Urgjenca, policia dhe prokuroria nisin punën për zbardhjen e shkaqeve

Komisariati i Policisë nr 4 në kryeqytet, ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet hetimore për situatën që nxori jashtë funksionit Urgjencën Qëndrore të Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

Burime nga Prokuroria e Tiranës konfirmojnë se kanë regjistruar referimin e policisë dhe po kryhen veprime hetimore lidhur me ngjarjen.

Incidenti në ambientet e Urgjencës së re ka ndodhur në 11 shkurt në katin e parë të ndërtesës, ku mendohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për fat të mirë është bërë në kohë evakuimi i stafit mjekësor dhe i pacientëve, duke mos marrë përmasa të rënda si ngjarje.

/f.s

#Zjarri #tek #Urgjenca #policia #dhe #prokuroria #nisin #punën #për #zbardhjen #shkaqeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button