Aktualitet

Studiuesi gjerman: Një statujë për Enver Hoxhën në Tiranë do sillte turistë. Përballja me të shkuarën…!

Është mbajtur në Tiranë konferenca Ndërkombëtare, “Kujtesa e së ardhmes, ruajtja e historisë pa dëshmitarë”. Duke nxitur inkurajimin që duhet i bëjë politika përballjes me të shkuarën, ambasadori gjerman Karl Bergner tha se mesazhi që jepet përmes aktiviteteve kushtuar së shkuarës komuniste, është “Kurrë më”.

“Krimet e regjimit komunist në Shqipëri, nuk duhet të ndodhin më ndaj duhet të kujtojmë, të dimë çfarë ka ndodhur. Kjo bëhet me kërkime në arkiva, me dokumentim të asaj që ka ndodhur por vetëm të dish nuk mjafton. Duhet të kuptojmë se si sistemi shtypës, mundi të ekzistojë, duhet të kuptojmë se cilat vendime individuale i bëri a i lejoi të ndodhin. Duhet edhe të njohim e vlerësojmë vuajtjet e viktimave, dhe të zhvillojmë empatinë. Kurajoja e atyre që kundërshtuan dhe paguan një çmim të lartë, dhe për këtë duhet mirënjohje” tha Karl Bergner.

Në konferencën e organizuar në kuadër të Ditëve të Kujtesës, drejtuesja e IDMC-së foli për problematikat.
“Duhen bërë publike ato që kanë ndodhur. Shifrat nuk janë të sakta mbi njerëzit e zhdukur, viktimat, të të internuarve. Mund të kemi nesër një histori pa dëshmitarë, pa vende kujtese sepse vendet e kujtesës po rrënohen. Dhe mund ketë një narrativë të ndryshme nga kjo që ka ndodhur” vërejti Godole.

Por cili ka qenë në dekada perceptimi i administratës, sidomos asaj lokale për të shkuarën? Thomas Schrapel, Ish drejtor i Fondacionit Konrad Adenaur tha se në vitet 2013-2014 ka folur me përfaqësues të niveleve të larta politike dhe tregoi një skenë jo pak absurde.

“Atëherë thonin se donin të ngrinin një statujë e Enver Hoxhës në Tiranë. Do të shkruanin një tekst që kjo po bëhej për shkaqe pragmatike, sepse po të kemi një statujë të Enver Hoxhës do të vijnë shumë turistë në Tiranë, ndoshta vijnë kinezët dhe ata sjellin para ”.

Në konferencë u paraqitën disa përvoja nga vendet e lindjes sa i takon përballjes me të shkuarën./m.j

#Studiuesi #gjerman #Një #statujë #për #Enver #Hoxhën #në #Tiranë #sillte #turistë #Përballja #të #shkuarën..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button