Aktualitet

Deklaratat e Berishës dhe Ramës kundër Bashës, reagon Kulluri: Bashkë kundër PD. Siç u kallëzua për…!

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD.

Reagimi i plotë:

Edi Rama dhe Sali Berisha dolën sot në të njëjtën orë për të sulmuar Lulzim Bashën. Të koordinuar jo vetëm për lejet e ndërtimit të kullave dhe resorteve, por edhe në sulmet ndaj SPAK-ut, vijuan avazin e vjetër, njëri majë ballkoni e tjetri për t’iu fshehur aferës kriminale të radhës për të amnistuar të korruptuarit e qeverisjes së tij.

Për Edi Ramën kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit, është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Për Sali Berishën kush nuk bëhet mburojë e halleve të tij përballë SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe SPAK-ut, është i kapur. Për të sulmuar “Gjumashin”, Edi Ramën u bë kryeministri i parë i një vendi demokratik që korruptoi shefin e kundërzbulimit të SHBA-së, Charles McGonigal.

Në ditën që Lulzim Basha deklaroi se Rama do të kallëzohej në SPAK për McGonigal, Sali Berisha i vjen në ndihmë duke vazhduar avazin e Ramës për të njëjtat akuza që u dënua ish-zyrtari i FBI-së. Halli i tyre është aq i madh sa, tashmë, të dy kanë dalë bashkë hapur kundër PD-së, por e kanë kot. Ashtu siç u kallzua Edi Rama për inceneratorët, do të kallzohet edhe për McGonigal. Shokët e tyre avokatë, fëmijët e Berishës është mirë t’i ruajnë për hallet e tyre të mëdha dhe jo për sulmet e koordinuara me Edi Ramën kundër Lulzim Bashës./m.j

#Deklaratat #Berishës #dhe #Ramës #kundër #Bashës #reagon #Kulluri #Bashkë #kundër #Siç #kallëzua #për..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button