Aktualitet

Po vjen stuhia! Reshje shiu dhe shtrëngata, si pritet moti në ditët në vijim

Ditët e para të javësh do të shoqërohen me reshje shiu, stuhi e shtrëngata. Ndërsa në fund të javës mot i qëndrueshëm me plot diell dhe rritje graduale temperaturash.Parashikimi i motit:Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet fillimisht (ditët e para të javës) nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ndërsa në fund të javës mot i qëndrueshëm me plot diell dhe rritje graduale temperaturash.

Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së nesërme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Martë reshjet përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve.

Më pas duke filluar gradualisht nga dita e Enjte moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button