Pamjet nga rruga Elbasan-Qafë Thanë/ Rama: Brenda pak kohe do nisë qarkullimi në Lotin 1

Punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë janë duke vazhduar, ku në Lotin 1 ka nisur asfaltimi.
Sipas kryeministrit Rama brenda pak javësh do jetë gati për qarkullimin e automjeteve.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Loti 1 i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ku ka nisur asfaltimi dhe brenda pak javësh do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky lot me gjatësi afro 5 kilometra që shtrihet përgjatë lumit Shkumbin, brenda 6 javësh do të jetë i hapur për qarkullim.
Ndërkohë aktualisht po punohet në katër lote të kësaj rruge, që ka fluks të madh automjetesh, me synim që të bëhet me katër korsi, nga 2 që ka aktualisht.
Përfundimi i punimeve në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të lehtësoj qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit.
/f.s
#Pamjet #nga #rruga #ElbasanQafë #Thanë #Rama #Brenda #pak #kohe #nisë #qarkullimi #në #Lotin
Java News