Aktualitet

Në akuzë nga SPAK për 5.4 mln euro përfitime, Noka: Berisha drejton protestën, leksion demokracie Ramës

Pavarësisht se ndodhet në masën e sigurisë arrest në shtëpi, Sali Berisha do ketë mundësi që të japë mesazhin e tij para qytetarëve në protestën e thirrur nga Partia Demokratike e Rithemelimit duke përdorur teknologjinë.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, në një prononcim për mediat sqaroi se Berisha do jetë ai që do të udhëheqë protestën.

“Sali Berisha ka drejtuar opozitën dhe PD, zgjedhur me votën e demokratëve. Ka drejtuar edhe protesta, ndaj as këtë herë nuk mund të bëjë përjashtim. Sali Berisha e ka thirrur këtë protestë dhe sigurisht do ta drejtojë këtë protestë, për këtë nuk ka dyshim askush”.

Noka deklaroi se protesta e 20 Shkurtit do të jetë një leksion lirie dhe demokracie për Edi Ramën.

I pyetur nëse ky tubim do jetë paqësor, numri 2 i Partisë Demokratike të Rithemelimit nuk jep garanci.

“Protesta është protestë, ndaj në protestë nuk jemi as ne dhe as askush se si do dirigjohet. Një gjë dimë që qytetarët kanë nevojë të shfrynë ndaj kësaj qeverie.”

Sipas tij protesta do të jetë masive për të dhënë mesazhin se qytetarët janë kundër Edi Ramës.

/f.s

#Në #akuzë #nga #SPAK #për #mln #euro #përfitime #Noka #Berisha #drejton #protestën #leksion #demokracie #Ramës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button