Life Style

Holanda, nderimi i radhës për regjizoren Xhanfize Keko

Harta e vendeve evropiane ku është prezantuar deri më sot regjisorja shqiptare Xhanfise Keko, vazhdon të zgjerohet. Së fundi, ishte Teatri Luxor në Zutphen (Hollandë) i cili më 17 shkurt nderoi regjisoren shqiptare me çfaqen e filmin tashmë emblematik shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”.
Ky film, absolutisht më i çfaquri dhe më i mirëprituri deri sot jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk mund të mos zgjonte interesin e shtypit hollandez i cili shkroi:

Brenda ish-bllokut komunist, Shqipëria e diktatorit Enver Hoxha ishte një entitet i izoluar, i vetëqëndrueshëm, ku artistët prodhonin vepra që respektonin rreptësisht udhëzimet e partisë. Por kineastja Xhanfise Keko arriti të bënte filma shumë origjinalë për fëmijë, sa poetikë aq edhe subversivë.

Xhanfise Keko ishte regjisorja e parë femër në Shqipëri. Keko studioi montazh në Moskë në fillim të viteve 1950. Për njëzet vitet e ardhshme ajo punoi si montazhiere në Kinostudio Shqipëria e Re. Më pas ajo vendosi të ndalonte montazhin e filmave të të tjerëve dhe të fillonte të bënte filmat e saj. Ndërmjet viteve 1952 dhe 1984, Keko drejtoi 29 filma, artistikë dhe dokumentarë, të gjithë realistë dhe të gjithë nga bota e ëndrrave dhe fantazisë fëminore.

Vlen të theksohet se, kjo kineaste shumë e njohur në Shqipëri por e panjohur në Perëndim, në vitin 2013, gjashtë vjet pas vdekjes së saj, u prezantua për herë të parë nga gazetari i njohur i filmit Mark Cousins me një artikull në revistën filmike “Sight and Sound”. Pas këtij momenti, filmi i saj “Tomka dhe shokët e tij” (1977) u çfaq në vitin 2014 në Britaninë e Madhe dhe në vitet në vijim pati shfaqje në Francë, SHBA, Izrael, Gjermani, Austri, Spanjë dhe Danimarkë.

Ngjarja zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tomka, një djalë i vogël, luan futboll me shokët e tij çdo ditë në një fushë në breg të lumit, derisa një ditë gjermanët e pushtojnë befas dhe fushojnë mu në fushën e tyre: e vetmja tokë e sheshtë në zonën kodrinore. Përballë këtij fakti, fëmijët e indinjuar përpiqen të hakmerren dhe të ndihmojnë në hedhjen në erë të kampit ushtarak të armikut.

Çfaqja në Zutphen është shfaqja e parë e punës së Xhanfise Kekos në Holandë.

 

#Holanda #nderimi #radhës #për #regjizoren #Xhanfize #Keko
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button