Tabaku sulmon Çuçin: Skandal! Kreu i grupit të PS di se kur zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emigrantët

Partia Socialiste bëri me dije se në seancën e radhës plenare pritet të kalojë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët.
Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i grupit të PS-së Bledi Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës. Pikërisht në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku.
Ajo e cilëson skandaloze faktin që Bledi Çuçi di se kur zbardhen vendimet e gjykatës.
“Më duket skandaloze që kryetari i Grupit të PS di se kur do të zbardhet vendimet Gjykatës Kushtetuese. Është e pa tolerueshme dhe e pa konceptueshme në ndarjen e pushteteve dhe në drejtësinë që ne duam dhe po ngremë që kryetari i grupit të PS të thotë se do të zbardhet për pak ditë vendimi.
Këtë shtet e mbajnë ligjet, procedura dhe institucionet. Nëse bien parimet, bien shtyllat që kontrollojnë edhe balancën e pushtete dhe ruajnë parlamentin që të mos bëhet zgjatim i qeverisë, atëherë ndodhemi në një moment shumë të rrezikshëm”, tha Tabaku.
/f.s
#Tabaku #sulmon #Çuçin #Skandal #Kreu #grupit #të #kur #zbardhet #vendimi #Gjykatës #Kushtetuese #për #emigrantët
Java News