Aktualitet

Amnistia penale të enjten në Kuvend por duhen 84 vota, Çollaku zbulon kushtin e vetëm të PD-së

Në seancën plenare të ditës së enjte pritet që të kalohet për votim amnistia penale, e cila kërkon 84 vota për t’u miratuar. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv thotë se votat e PD do jepen vetëm në këmbim që përfitues të jenë edhe protestuesit e PD përgjatë 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020.

“Ne kemi deklaruar dhe qëndrojmë deri në fund se ne do të kushtëzojmë votën me amnistinë të plotë të çdo protestuesi të PD në 12 vjet opozitë. Njerëzit janë penalizuar nga mazhoranca, janë vënë nën akuzë, janë nëpër gjyqe. Vota jonë do jetë e kushtëzuar në çlirimin e plotë të protestuesve të PD. Vota jonë do përdoret për të lehtësuar opozitarët. Nëse s’do çlirohen deri te demokrati i fundit vota ynë s’ka për të qenë”, tha Çollaku për Report Tv.

/f.s

#Amnistia #penale #të #enjten #në #Kuvend #por #duhen #vota #Çollaku #zbulon #kushtin #vetëm #të #PDsë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button