Aktualitet

Protesta e 20 Shkurtit, Mediu: Do ta rrëzojmë Edi Ramën siç rrëzuam Enver Hoxhën

Partia Republikane i është bashkuar përpjekjes opozitare për të sensibilizuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e 20 shkurtit. Në një takim me strukturat e PR, kryetari Fatmir Mediu e konsideroi protestën e 20 shkurtit si një mundësi që qytetarët shqiptarë të ngrenë zërin e tyre për një Shqipëri ku të drejtat respektohen dhe ekonomia zhvillohet.

“Si shqiptarë, ne duam një mundësi për të ecur drejt Europës dhe jo për t’u rikthyer në kohë të errëta të kontrollit të jetës së njerëzve, të kontrollit të politikës apo ndëshkimit për interesa politike. Kjo duhet të marrë fund! E vetmja mënyrë për të marrë fund është që qytetarët shqiptarë të çohen të gjithë së bashku!”- tha Mediu në takimin me strukturat e PR për pjesëmarrjen në protestën e 20 shkurtit.

Ai solli në vëmendje 20 shkurtin e vitit 1991, ku u përmbys busti i diktatorit, dhe tha se protesta e së martës “është për të përmbysur sjelljen e njëjtë nga disa njerëz që nuk kanë interesin e Shqipërisë, por interesin e pushtetit të tyre”.

/a.r

#Protesta #Shkurtit #Mediu #rrëzojmë #Edi #Ramën #siç #rrëzuam #Enver #Hoxhën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button