Aktualitet

Bardhi e Noka, si tellallë rrugëve të Korçës: Ejani o njerëz në 20 shkurt në protestë!

Nga Korça sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka dhe kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të pranishëm në protestën e thirrur nga PD në datën 20 shkurt.

Bardhi i ka kërkuar çdo demokrati të marrë me vete edhe pjesëtarët e familjes në këtë tubim që sipas tij, do të jetë masiv dhe paqësor.

Nga ana tjetër Noka i pyetur për skenarin e mundshëm të kësaj proteste, është përgjigjur shkurt kur tha: “Protesta është protestë”.

Ditën e sotme dy deputetët që kanë marrë në dorë drejtimin e aksionit opozitar pas arrestit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, u kanë kërkuar edhe demokratëve devollinj të jenë të pranishëm në protestën e 20 shkurtit.

/a.r

#Bardhi #Noka #tellallë #rrugëve #të #Korçës #Ejani #njerëz #në #shkurt #në #protestë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button