Aktualitet

Konferenca e Sigurisë në Munih, Rama mban takime me zyrtarë të lartë gjermanë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Munih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e konferencës së Sigurisë.

Kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të BE, si edhe me politikanë të vende tjera.

Sot, Rama ka ndarë foto nga takimi me Sekretarin Parlamentar të Shtetit Gjerman në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Niels Annen, si edhe me kryeministrin e North Rhine-Ëestphalia, Hendrik Wurst.

Konferenca e Sigurisë e Munihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë ka mbledhur dhjetëra krerë shtetesh. Temat kryesore do të jenë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

/f.s

#Konferenca #Sigurisë #në #Munih #Rama #mban #takime #zyrtarë #të #lartë #gjermanë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button