Aktualitet

Bardhi-Noka rikthehen së bashku në Elbasan, ku në 2021 morën humbje shkatërruese për PD

Mesditën e kësaj të shtune kreu i grupit parlamentar opozitar të Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka kanë shkuar së bashku për herë të parë në Elbasan pas bashkimit të dy grupimeve, ndërsa më herët ishin edhe në Shkodër.

Ata së bashku me të gjithë deputetët e këtij qarku janë takuar me strukturat e PD-së në Bashkinë e Elbasanit ku fokus është bashkimi i demokratëve. Luçiono Boçi gjatë fjalës së tij deklaroi se do ta shpëtojmë Demokracinë në shembullin e bashkimit të shumëpritur.

“Kam besim te z.Bardhi dhe deputetët e tjerë se do ta shpëtojnë parlamentarizmin dhe Demokracinë. Kam besim se do ta arrijmë fitoren, 20 Shkurti do jetë i veçantë se do jetë protesta më e madhe në histori që do bëjë bashkimin e madh”- tha Boçi.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Rithemelimit Gazmend Bardhi tha se së fundi bashkimi i PD dhe i Opozitës është sinjal i realizimit të shpresës së madhe.

“Ne demokratët u ndërgjegjësuam se ajo që ndodhi dy vite më parë ishte e gabuar. Përçarja nuk është rruga e duhur. Ne jemi këtu se e duam Shqipërinë dhe duhet ti ndërgjegjësojmë edhe të tjerët të bashkohen me ne. PD duhet të fitojë në 2025 se duhet të fitojë Shqipëria. Duhet t’i fitojmë mendjen dhe zemrën e elbasanasve që e duan vendin. Lidershipi i Partisë për shkak të vendimeve të gabuara jua ka shtuar vështirësitë demokratëve dhe ne kërkojmë ndjesë. Prandaj të gjithë ti prini Protestës së 20 Shkurtit në orën 17:30. Strukturat e PD do ftojnë në protestë jo vetëm demokratët por çdo qytetar. Do na keni në krah sepse jemi forca që do çojmë Shqipërinë në Europë”-tha Bardhi.

Ndërsa deputeti Flamur Noka ka thënë se Shqipëria me Edi Ramën po shkon drejt greminës, duke bërë thirrje për bashkim për të larguar kryeministrin.

“Ne jemi sot duke kaluar momente të vështira si vend. Pas 33 viteve duhet të ishim në mos në Europë, në prag të hyrjes në Europë. Me Edi Ramën Shqipëria po shkon drejt greminës. Ne sot jemi në një shtet të një njeriu i cili është rreziku i të ardhmes së këtij vendi.
Aferat korruptive të Ramës kanë qenë të shumta .Koha është që ti themi ndal qeverisjes kriminale të Edi Ramës. Portin e Durrësit si pronë publike e rrëmbeu dhe ja dha një arabi me aktivitet të dyshimtë.
Arben Ahmetaj në një intervistë e tha që kjo qeveri funksionin si një organizate kriminale
Rama do përgjigjet dhe do marrë ndëshkimin nga Drejtësia. Ne duhet të ngrihemi se Sali Berisha qe ka qeverisur me duar të pastra sot është një i burgosur politik.
Drejtësia e re e Dumanit është vegël në duart e Ramës për të goditur opozitën. Nga sot i them çdo qytetari të mos hezitojë të mos qëndrojë mënjanë , por të bashkohemi. Ka vetëm një rrugë e një front për ta rrëzuar regjimin.

/f.s

#BardhiNoka #rikthehen #së #bashku #në #Elbasan #në #morën #humbje #shkatërruese #për
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button