Sport

Humbja e Tiranës: Refik Halili: Këtë javë do fillojë ndryshimi nga porta

Tirana humbi 2-1 me Partizanin në derbin e tretë këtë sezon të Superligës. Pas 90 minutave për mediet foli edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili. Numri një i bardhebluve ka thënë se javët që vijnë do fillojë ndryshimi nga porta, teksa beson se të tijtë do jenë mes katër ekipeve të para në renditje.

“Unë vazhdoj të kem besim te skuadra. Besoj se e pamë të gjithë, ne pësuam gol nga një episod. Derbi është derbi kaq luhet, për një gol luhet. Duhet të shikojmë rastet e krijuara dhe të humbura, sot ato ishin kundër nesh.

Ne do vazhdojmë rrugën që kemi nisur, pavarësisht se kemi pësuar shumë gola. Shpresojmë që nga java në javë ta sistemojmë këtë gjë. Këtë javë do fillojë ndryshimi nga porta. Duhet të bëhet një farë ndryshimi, shpresojmë të na kthehet dhe portieri Selmani.

Do kemi më shumë siguri në mbrojtje. Portierët e rinj janë e ardhmja jonë, në të ardhmen shpresojmë të bëjnë më mirë. Skuadra ka goxha brumë brenda. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe kampionati shqiptar.

Në javët e ardhshme 100 % do të kemi ndryshime dhe do të ecim përpara. Nuk po flas për formulën, është diçka që është bërë, shikojmë çdo bëhet në të ardhmen. Do të jemi 100 % pjesë e katërshes”, u shpreh Halili.

#Humbja #Tiranës #Refik #Halili #Këtë #javë #fillojë #ndryshimi #nga #porta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button