Sport
Lajme të këqija për Mançester Junajtid, përfundon sezoni për mbrojtësin e “Djajve të Kuq”

Lajme të këqija për Mançester Junajtid. Klubi i “Djajve të Kuq” ka humbur shërbimet e Rafael Varan për pjesën e mbetur të sezonit. Varan nuk do të mund të kontribuojë në këtë fund edicioni, ku ekipin e presin tetë ndeshje të rëndësishme në Premier Ligë.
Mbrojtësi francez u desh të largohej nga fusha, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes me Sevijan në “Old Trafford”, takimi i parë i çerekfinal i Europa League.
Fillimisht, Rafael Varan pritej të ishte jashtë fushës së blertë deri në maj. Megjithatë, rezultatet e analizave nuk ishin shumë të mira, atij do i duhen rreth 6 javë për t’u rikuperuar.