Aktualitet

Ukraina “e pangopur”, u kërkon aleatëve 1% të GDP-së për armatime të tjera

Teksa lufta dhe bombardimet ruse vazhdojnë në Ukrainë, Kievi duket se është i “pangopur” nga ndihmat miliarda dollarëshe të vendeve Perëndimore.

Pavarësisht se ende nuk kemi një datë të saktë se kur mund të nisë kundërofensiva ukrainase, pavarësisht se Perëndimi ende si ka parë rezultatet e investimeve të saj ushtarake dhe ekonomike në Kiev, qeveria e kësaj të fundit kërkon sërish disa miliarda dollarë ndihmë.

Kievi po përgatit brigada të reja dhe njësi luftarake për të rimarrë iniciativën në frontin e luftës dhe u ka kërkuar aleatëve më shumë mbështetje ushtarake.

Ishte zëvendës ministri i Jashtëm, Andriy Melnyk i cili u bëri thirrje vendeve perëndimore që t’i kushtojnë 1 për qind të GDP-së së tyre për armatime në Ukrainë.

Por Perëndimi me në krye SHBA-në e ka bërë të qartë se pa parë rezultate pozitive në fushë betejë, diçka e tillë nuk do të ndodhë. Kjo pasi ata duan të sigurohen që të mos marrin vendime të nxituara që mund të çojnë më pas në dështim total të luftës përballë Putinit, por edhe shkatërrimin e ekonomive të tyre.

Si, kur dhe sa e suksesshme do të jetë kundërofensiva e shumëpritur e Kievit mbetet për tu parë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button