Sport

Zbulohet kundërshtari për ndeshjen e parë miqësore për Shqipërinë, para Euro 2024

Shqipëria zyrtarizon ndeshjen e fundit të mbetur, sa i përket miqësoreve përgatitore për Europianin 2024.

Top Channel ka mësuar se do të jetë Kili kundërshtari i radhës, ndeshja e parë miqësore në prag të finaleve të Gjermani 2024 do të luhet në Parma të Italisë.

Takimi është planifikuar më 22 mars në orën 20:45 në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma – Itali.

Ndërkohë skuadra jonë kombëtare do të luaj në 25 mars në Stockholm përballë Suedisë ndeshjen e fundit përpara fillimit të grumbullimit 10 ditorë që do të zhvillojë me shumë mundësi në Austri dhe nga atje në bazën kuqezi të Dortmundit.

/f.s

#Zbulohet #kundërshtari #për #ndeshjen #parë #miqësore #për #Shqipërinë #para #Euro
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button