Aktualitet
Materialet propagandistike/ KQZ merr vendimin urgjent dhe del me thirrjen e fortë ndaj subjekteve politike

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike të partive politike.
Në vendimin e sotëm (13 maj), KQZ shprehet se këto materiale propagandistike të subjekteve zgjedhore nuk do të lejohen në një distancë jo më të vogël se 300 metra.
Për heqjen e tyre KQZ ka ngarkuar Policinë e Shtetit, policitë bashkiake dhe subjektet zgjedhore.