Aktualitet

“Mos t’ju vijë keq për gojën time”/ Alma Kaçi: Më përdorën dhe më hodhën në rrugë si një leckë

Alma Kaçi, në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, që e shfrytëzuan në betejën e tyre politike, tha se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.

Ajo tha se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore.

“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto.

Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time.

Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar .

Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time.

Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët.

Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”, tha ajo.

/f.s

#Mos #tju #vijë #keq #për #gojën #time #Alma #Kaçi #Më #përdorën #dhe #më #hodhën #në #rrugë #një #leckë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button