Aktualitet

MEPJ: Marrëveshje për pensione me 16 shtete, në proces negociimi 17 të tjera

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, ishte e fundit në vazhdën e 16 marrëveshjeve të nënshkruara nga vendi ynë me shtetet e tjera.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se, marrëveshje të ngjashme deri tani janë nënshkruar me Austrinë, Maqedoninë e Veriut, Belgjikën, Malin e Zi, Çekinë, Rumaninë, Gjermani, Turqi, Hungari, Zvicër, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Kroacinë, Luksemburgun dhe Italinë.

Gjithashtu, MEPJ shton se, 17 marrëveshje për Mbrojtjen Sociale janë në proces negocimi me shtetet Greqi, Moldavi, Danimarke, Slloveni, Holandë, Australi, SHBA, Francë, Poloni, Suedi, Serbi, Norvegji, Spanjë, Islandë, Mbretëri E Bashkuar, Finlandë, EBA.

Ndërsa shton MEPJ, 3 marrëveshje për Mbrojtjen Sociale janë në proces vlerësimi me: Indinë, Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Objekt i këtyre marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

/a.r

#MEPJ #Marrëveshje #për #pensione #shtete #në #proces #negociimi #të #tjera
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button