Aktualitet
Terminali lindor i autobusëve në Tiranë, Rama: Infrastruktura e shërbimeve në një nivel tjetër

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ju ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet e Terminalit Lindor të autobusëve në kryeqytet.
Krahas pamjeve, kryeministri Rama shkruan se ky terminal është një shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel krejt tjetër.
“Mirëmëngjes dhe me Terminalin Lindor të autobusëve në kryeqytet, tanimë në funksion të plotë si një tjetër shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel krejt tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.
/a.r
#Terminali #lindor #autobusëve #në #Tiranë #Rama #Infrastruktura #shërbimeve #në #një #nivel #tjetër
Java News