Aktualitet

Përfshihet nga flakët spitali i Shkodrës, zbardhen detajet e para

Një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë në katin e katërt të spitalit të Shkodrës është përfshirë nga flakët.

Raportohet se zjarrfikësit kanë bërë të munduar shuarjen e zjarrit dhe nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e flakëve që përfshinë një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm (22 prill).

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button