Çitaku për mbledhjen e KS: Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur mjerim dhe marrëzi diskutimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbrëmjen e së enjtes.
Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka shkruar se fjala e Kosovës ka rëndësi kur ajo mbështetet nga aleatët e saj.
Sipas Çitakut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë, nuk e mbështetën Kosovën në këtë mbledhje.
“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët.
Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë.
Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë.
Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar Çitaku.
#Çitaku #për #mbledhjen #Mjerim #dhe #marrëzi #që #Qeveria #jonë #solli #punën #në #këtë #pikë
gazetablic.com