Mbështetje projekteve të reja/ Ibrahimaj tregon kategoritë që mund të përfitojnë: Qeveria ka ndarë 3 mln euro

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, tha se qeveria shqiptare ka planifikuar 3 milionë euro në mbështetje të projekteve dhe start up-ve.
“Janë 3 milionë euro për mbështetjen e start up-ve. Do mbështesin 50-80 projekte të mira, të cilat do ti shërbejnë bizneseve ekzistuese pasi qëllimi është ndërlidhja e ideve novatore për sektorët”, tha ajo.
Gjatë komunikimit me mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj, u shpreh se thirrja do të hapet më 16 shkurt, ndërsa tregoi kategoritë që mund të marrin pjesë në këto projekte. Kjo masë tha ajo synon nxitjen e ideve dhe kthimin e tyre në shërbim të biznesit dhe ekonomisë.
“Kjo VKM do t’i hapë rrugë çeljes së thirrjes për vitin 2024, e cila parashikohet të çelet në datën 16 shkurt, e cila do të mbështesë start up në tre faza të ndryshme të zhvillimit të tyre. Mund të aplikojë çdo i ri, që do gjejë financim në një fazë prej 1.5 milionë lekë. Në fazën e parë, nuk ka kritere. Gjatë fazës së dytë, kriteri është që duhet të jetë subjekt i regjistruar, të këtë dorëzuar një palë pasqyra financiare dhe që kanë krijuar një prototip. Kjo do të mbështetet në masën 4.5 milionë lekë. Ndërkohë që do jetë dhe një kategori e tretë e mbështetjes; ata që kategorizohen në fazën e rritjes, prototipi është zhvilluare është i tregtueshëm dhe ka nevojë që të ndërkombëtarizohet. Këto subjekte do t’i mbështesim në masën maksimale prej 9 milionë lekësh”, tha ministrja.
#Mbështetje #projekteve #të #reja #Ibrahimaj #tregon #kategoritë #që #mund #të #përfitojnë #Qeveria #ndarë #mln #euro
Java News